Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës e ka arrestuar  dje një person të dyshuar për veprën penale “grabitje”, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, i dyshuari me datë 18.11.2021, dyshohet se e ka kryer veprën penale të grabitjes.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Parallovë, Novobërdë, 18.11.2021-15:25. Në lidhje me rastin është raportuar se me 30.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Me datë 18 nëntor, vetura e një kompanie sigurimi e cila ishte në lëvizje në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Parallovë është grabitur nga persona të armatosur.

Ata grabitën paratë e kompanisë duke ikur më pas në drejtim të panjohur. Policia pati raportuar se nga kjo grabitje nuk ka të lënduar.

“Është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira”, thuhej në njoftimin e policisë. /Express/

20 metra larg vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një armë e cila është përdorur gjatë grabitjes.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...