Arrestohet të dyshuarin për grabitje në Ferizaj, në kërkim edhe dy të tjerë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte në Ferizaj personin me inicialet , nën dyshimet për përfshirje në një grabitje.

Rasti i grabitjes kishte ndodhur më 26.11.2021, rreth orës 19:30 në rrugën “Abdiselam Ahmeti” në Ferizaj, kur tre persona kanë sulmuar G.Z. (24), duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave ka pranuar ndihmë mjekësore.

Me këtë rast personat e dyshuar i kishin grabitur një telefon celular dhe ia kanë dëmtuar veturën, dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.

Personi i arrestuar pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor janë edhe dy të dyshuarit e tjerë.

 

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...