Barbara Berlusconi ka preferuar të jetë e drejtë me tifozët e Milanit, duke treguar objektivat e kuqezinjve për pjesën e mbetur të kampionatit.
Sipas vajzës së Silvio Berlusconit, Milani duhet të ndjekë pozitën që i dërgon në Ligën e Evropës dhe ajo atë të tretën pasi është pothuajse e pa arritshme.
“Duhet ta pranojmë realitetin. Milani këtë sezon nuk mund të shkojë më shumë se Liga e Evropës. Është vështirë të pozicionohemi në Ligën e Kampionëve, ndaj dhe do të na duhet ta provojmë sezonin ardhshëm”.
“Në ‘merkato’ janë shpenzuar afro 100 milionë euro, duke ndërtuar një ekip solid, por rivaliteti është i madh, ndaj dhe duhet të mjaftohemi me Ligën e Evropës”.
“Kemi zhvilluar takime të pafund me biznesmenin tajlandez dhe mendoj se fundi do të jetë pozitiv. Mr. Bee ka premtuar se do të investojë në blerjen e 48% të aksioneve të klubit, duke shpenzuar 480 milionë euro. Jam optimiste se do ta mbajë fjalën, pasi është njeri serioz dhe ka ndërtuar një strategji për të forcuar Milanin”, deklaroi Barbara. /Telegrafi/


