Shefi i PSG-së e mohon se Zidane do ta zëvendësojë Pochettinon

PUBLIKUAR

Në ceremoninë e Topit të Artë presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi i del në mbrojtje trajnerit aktual të skuadrës franceze, Mauricio Pochettino duke injoruar zërat për një afrim të Zinedine Zidane në stolin e klubit kryeqytetas.

Al Khelaifi ka folur me tone të ashpra kur është pyetur nga gazetarët mbi mundësinë e shkarkimit të Pochettinos dhe afrimin në skuadër të ish-trajnerit të Realit të Madridit.

“Pochettino është këtu dhe jemi shumë të lumtur me të, nuk më pëlqejnë aspak zërat që kanë dalë në media, pasi nuk janë të vërteta. Nuk kemi patur asnjë kontakt me Zidane”, fjalë këto të numrit 1 të PSG që konfirmojnë argjentinasin Pochettino në stolin e kryeqytetasve francezë.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...