Elita Rudi i rikthehet ekranit televiziv, ja në cilin kanal do ta shohim

PUBLIKUAR

Elita Rudi ka bërë hapin e madh sa i përket rikthimit në ekranin televiziv.

 

Pas një pauze bukur të gjatë larg ekranit televiziv moderatorja kosovare ka vendosur të rikthehet fuqishëm, shkruan lajmi.net.

Kësaj radhe Elitën do ta shohim në kanalin më të ndjekur shqiptar “Klan Kosova”.

Lajmin për këtë rikthim të madh e bëri vet Elita në profilin e saj në instagram, por edhe Adriatik Kelmendi i cili njoftoi rikthimin e sja në ekran.

 

“Zyrtarisht u riktheva!!!

Pas një pauze të gjatë po kthehem në botën e televizionit. Kam punuar gjatë për rikthimin tim në ekran, e tani ka ardhur koha t’ju njoftoj se në fillim të vitit 2022, do të shihemi bashkë përmes ekranit televiziv, për të cilin më ka marrë shumë malli. Detajet e projektit tim të ri do t’i zbulojmë bashkë hap pas hapi, e sot dua t’ju njoftoj se rikthimin tim do ta bëj në televizionin @klankosovaofficial . Kaq për momentin dhe faleminderit që keni pritur për këtë moment bashkë me mua💞. Stay tuned”, ka shkruar moderatorja Rudi.

Kujtojmë se Elita është  e martuar me reperin Gjiko dhe së bashku kanë dy fëmijë./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...