Lama: Kandidatura e Thaçit për presidenti i bën nder Kosovës

PUBLIKUAR

Gjenerali i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama, e ka cilësuar nder për Kosovën kandidaturën e Hashim Thaçit për president të vendit.

Ai ka thënë se lideri i PDK-së ka përmasat e një burri shteti që di të bëjë politikë, që di t’i mbledhë rreth vetes qytetarët dhe di të merret vesh me faktorin ndërkombëtar, shkruan “Epoka e re”.

Sipas tij, pretendimet se Thaçi është figurë përçarëse për këtë post, janë abuzuese.

“Një kryetar i Kosovës, i dalë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare, do të thotë siguri më e plotë”, ka thënë Lama.

Ai ka kërkuar rishqyrtimin e dy marrëveshjeve të kontestuara nga opozita dhe është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...