De Bruyne mund të mungojë në evropian

PUBLIKUAR

Njëri nga mesfushorët më të mirë në Ligën Premier dhe në Evropë, Kevin De Bruyne ka pësuar një lëndim të rëndë.

Ylli i Manchester Cityt, u lëndua në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë ndaj Evertonit dhe mund të mungojë gjatë.

Sipas medieve angleze, De Bruyne mund ta humbasë tërë stinorin në Angli dhe kampionatin evropian ‘Francë 2016’.

Sipas raporteve të para mjekësore, dyshohet se De Bruyne ka këputur ligamentet e gjurit, lëndim që do ta lë atë jashtë fushave së paku shtatë muaj.

Lëndimi i tij është një lajm i keq edhe për Belgjikën, pasi lojtari pritet t’i mungojë atyre në kampionatin evropian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...