Arjola Demiri: Në jetë jam aktore e dështuar

PUBLIKUAR

Arjola Demiri është një prej konkurrenteve më të komentuara të Big Brother VIP.

Që nga fillimi i spektaklit, ajo ka rrëfyer shumë sfida si të jetës private ashtu edhe të saj profesionale.

Ndonëse konsiderohet si një prej aktoreve më të mira shqiptare, ajo në një diskutim të radhës me banorët e shtëpisë ka thënë se e njëjta gjë nuk ndodh edhe në jetën reale.

Foto: Top Channel

Aktorja u shpreh se në jetë është një ‘aktore e dështuar’, pasi nuk mund të shtiret, po është çdo herë vetja.

“Në jetën jam aktore e dështuar, nëse dua të bëj aktrim nuk e bëj dot, nuk di të mbaj atë qëndrimin të shtirur,. Ka njerëz që nuk e kanë profesion aktrimin dhe din të aktrojnë shumë bukur, në ndjenja dhe në të gjitha”, është shprehur Arjola gjatë diskutimit.

Foto: Top Channel

Ndërkohë, mbrëmë (e diel) banorët kanë festuar 28 nëntorin, të veshur me kostume tradicionale shqiptare dhe këngë të vjetra shqipe.

Ndryshe, kujtojmë që javë që lamë pas u eliminua me votën e publikut Semi Jaupaj, ndërsa me dëshirën e saj nga shtëpia e BBV është larguar edhe këngëtarja nga Kosova, Fifi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...