Trajneri i Stoke Cityt, i mirënjohuri Mark Hughes, është në bisedime me Chelsean.
Kështu shkruan sot ‘The Guardian’, sipas të cilëve Hughes në të ardhmen mund të drejtojë skuadrën e Roman Abramovichit.
Mediat në Zvicër, shkruajnë gjithashtu mundësinë që Hughes të marrë me vete yllin kosovar, Xherdan Shaqirin, të cilin e solli vetë nga Interi në Stoke City, përcjell GazetaOlle.com.
Sidoqoftë, momentalisht nuk ka asgjë konkrete, por në të ardhmen gjithçka mund të ndodh.



