Fifi nuk vonon, pas daljes nga BBV publikon demon e këngës së re “Diell”

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë shumë e përfolur në media gjatë kësaj jave.

Kjo pasi ajo u largua nga spektakli Big Brother VIP, pas qëndrimit më shumë se 55 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë kohës sa ka qenë brenda, Fifi nuk e ka humbur kohën kot, pasi ka kompozuar këngët e saj të radhës, një prej të cilave titullohet “Diell”.

Foto: Fifi/Instagram

Është pikërisht kjo këngë, së cilës ajo ia shkroi tekstin në Big Brother VIP, ndërkohë Flori nga jashtë i kishte realizuar edhe muzikën, duke e shpërndarë në rrjetin social Instagram.

Tani Fifi nuk ka vonuar shumë dhe ka publikuar në YouTube demon e plotë të këngës, në të cilën është i inkuadruar edhe Bruno.

Në përshkrimin e videos, ajo ka bërë të ditur se “Diell” për momentin është vetëm demo, duke lënë kështu të kuptohet se mendon që së shpejti ta realizojë të plotë së shpejti edhe me klip.

Përndryshe, të premten ajo dha një intervistë në skenën e spektaklit të BBV, ku tregoi arsyet e largimit nga shtëpia, duke e quajtur veten si “një nga konkurrentet më të forta aty brenda”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...