Ndizen qirinj në Deçan në nderim të viktimave të sulmit të mbrëmshëm në Gllogjan

PUBLIKUAR

Sot në Deçan janë ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët e tyre, në rastin tragjik që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan, e ku një person sulmoi me armë zjarri autobusin që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan, shkruan Gazeta Express.

Në mesin e personave që kan ndezur qirinj ishte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetja Time Kadrijaj e të tjerë.

Nesër, e diel, do të varrosen dy nxënësit e vrarë. Ndërkaq, sulmuesi nuk është identifikuar ende.

Mbrëmë rreth orës 19:00, një person me kallashnikov, ka sulmuar një autobus që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan. Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur tre persona dhe një i plagosur.

I vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit. Ndërkaq, ishin plagosur tre nxënës. Dy prej tyre, një vajzë dhe një djalë, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe vdiqën në Spitalin e Pejës./Express/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...