Mustafa: Sulmi me armë në Gllogjan, makabër dhe terrorizëm

PUBLIKUAR

Deputet i LDK-së, Besian Mustafa e ka quajtur terrorizëm dhe masakër sulmin me armë në Gllogjan ku mbetën të vrarë katër persona në mesin e tyre edhe dy nxënës raporton Gazeta Express.

Mustafa ka shkruar se organet e rendit duhet t’i sjellin përgjegjësit sa më parë para drejtësisë.

“Sulmi me armë i autobusit plot fëmijë 16-18 vjeçar në Deçan është masakër dhe terrorizëm!Këto sulme hapin plagët e shoqërisë sonë të lënduar rëndë. Organet e rendit duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës është gjuajtur me armë.

Express merr vesh nga burime se përveç shoferit të autobusit dhe dy nxënësve, ka vdekur edhe kondukteri i autobusit.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj për Express tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...