Reagon Ramush Haradinaj pas tragjedisë në Deçan

PUBLIKUAR

Lideri i AKR-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë dy nxënëse dhe shoferi I autobusit nga gjuajtja me armë nga disa personave.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka apeluar organet e rendit që sa më parë ta zbulojnë autorin e këtij veprimi.

“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.  Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.  Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”.

 

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...