Xavi e do Cavanin pasi s’mund të llogarisë në Agueron

PUBLIKUAR

Sergio Aguero do të jetë jashtë fushave për një kohë, nëse veçse nuk i var atletet për shkak të probleme me zemër.

Kështu, sipas “Fichajes”, Xavi Hernandez iu ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës një tjetër sulmues veteran.

I përzgjedhuri është Edinson Cavani i Manchester United dhe raportohet se kanë nisur tashmë bisedimet.

Sipas Fichajes, Barcelona do të tentojë ta transferojë sulmuesin  në afatin kalimtar të janarit, pasi s’po gjen hapësira te ‘djajtë e kuq’, ka luajtur vetëm 270 minuta këtë sezon.

Xavi do t’i ofrojë fillimisht gjashtë muaj kontratë me mundësi vazhdimi për një vit tjetër, deri në vitin 2023. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...