Tomë Gashi: Lëvizja Vetëvendosje në çdo aspekt i ka fituar zgjedhjet në Prishtinë

PUBLIKUAR

Avokati Tomë Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në zgjedhjet lokale duhet të ketë vetëm një raund dhe se fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë ishte fitore negative.

“Fitorja e Përparim Ramës është mrekulli negative pasi nuk fitoi ndryshimi”, tha Tomë Gashi.

“Vetëm raundi i parë duhet të vlejë. E kam thënë edhe më herët. Dikush që ka vetëm një votë më shumë se kandidati i dytë duhet të jetë kryetar i komunës. 11 mijë vota më shumë ka pasur Arben Vitia më shumë se Përparim Rama në raundin e parë. Këto lloj matematikash që ndodhën pas raundit të parë e sollën atë si fitues. Por edhe ky nuk do të jetë kryetar që do bëjë mrekulli. E pamë që ka borxhe 6 milionë funte, që i bie më shumë se sa 8 milionë euro”, shtoi ai.

Ai po ashtu ka thënë se VV në Prishtinë në cdo aspekt i ka fituar zgjedhjet.

“Lëvizja Vetëvendosje në cdo aspekt i ka fituar zgjedhjet. Ndoshta nuk po i pëlqen dikujt por kështu ka ndodhur”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...