Gjuriq: Mustafa ka thënë një gënjeshtër të drejtpërdrejtë

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka interpretuar jo saktësisht epilogun e raundit të fundit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, raporton Tanjug.

Ai ka vënë në dukje, se kjo në veçanti vlen për deklaratat lidhur me hartimin e Statutit të Asociacionit të komunave serbe, transmeton Telegrafi.

“Pohimi se mbrëmë është arritur marrëveshje që Statuti i AKS-së të hartohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Mustafa ka thënë një gënjeshtër të drejtpërdrejtë”, ka deklaruar Gjuriq.

Ai gjithashtu e cilëson gënjeshtër, edhe pohimin e Mustafës se nuk është arritur marrëveshje që të fillojë menjëherë hartimi i Statutit të AKS-së.

“Mjafton të lexoni deklaratën e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, dhe të konstatoni nëse pohimet e Mustafës janë të vërteta apo të rreme”, ka shtuar Gjuriq. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...