Tifozët e Barcelonës mesazh për Florentino Perezin (Foto)

PUBLIKUAR

Në ndeshjen e mbrëmshme në Kupën e Mbretit, ku Barcelona u përballë me Atletic Bilbaon, tifozët katalunas kishin një pankartë kundër presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Presidenti i klubit mbretëror është gati për çmendurinë e shekullit ndoshta, pasi ofron për yllin e Barcelonës, hiq më pak se 205 milionë euro, nëse merren parasysh pagat e lojtarit për pesë vite.

Perez ka biseduar edhe me babanë e Neymar gjatë ceremonisë së ‘Topit të Artë’.

Ky lajm ka bërë xhiron e botës, ndërsa tifozët e Barcelonës gjatë ndeshjes së kthimit çerekfinale në Kupën e Mbretit ndaj Bilbaos, kanë dhënë një porosi pikërisht për njeriun e parë të Real Madridit.

“Neymar nuk është si Luis Figo”, duke i kujtuar transferimin e bujshëm atëbotë të ish yllit portugez nga Barcelona te Real Madridi.

Me gjithë fjalët Neymar pritet të vazhdojë kontratën me Barcelonën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...