“Kam katër nëna’’, Igli sqaron deklaratën që dha sa ishte në Big Brother VIP

PUBLIKUAR

Igli Zarka është banori që ka qëndruar më së paku brenda shtëpisë së Big Brother Vip por krijoi një impakt te publiku.

 

Gjatë qëndrimit në shtëpi ai kishte thënë se ka katër nëna duke mos sqaruar më shumë se çfarë donte të thoshte.

Këtë deklaratë ai e ka sqaruar së fundmi i ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli.

Aktori tha se përveç dy gjysheve të tij, dy zonja të tjera janë kujdesur për të kur ai ka qenë i vogël, andaj ai i konsideron edhe ato si gjyshet e tij.

“Prindërit e mi kur isha i vogël punonin 10-12 orë në ditë, ka qenë dhe kohë trazirash, unë përveç nënave të mia, atë nga ana e babait dhe atë nga ana e mamit, kisha edhe në Vlorë një komshie që unë e quaja nëna Lula dhe nëna Lili në Fier. Përveç nënave të gjakut, dy nënat e tjera janë kujdesur për mua që kur kam qenë 1 vjeç dhe shumicën e kohës, nga mëngjesit deri në 6 të pasdites unë e kaloja me to, me fëmijët e tyre. Dhe rrjedhimisht u kthyen në nëna. Ato më ndihmonin shumë kur bëja ndonjë gabim”-sqaroi Igli.

Ndër të tjera Igli foli edhe rreth prindërve të tij, të cilët u bënë edhe temë debati mes tij dhe Monikës gjatë qëndrimit në shtëpi të aktorit. Sot Igli sqaroi se prindërit e tij kanë sakrifikuar shumë për të dhe motrën e tij dhe se nuk donte t’i përfshinte.

“Ngaqë i njoh vuajtjet që ata kanë kaluar që unë të jem këtu ku jam. Unë dhe motra ime, nuk toleroj dot që të më prekin sepse e di çfarë kanë hequr që ne të arrijmë deri këtu. Dhe nuk doja t’i përfshija“.-tha aktori rreth këtij debati

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...