Einxhel ka fatin të festojë ditëlindjen si asnjëherë më parë.
Ajo po e feston brenda shtëpisë më të famshme shqiptare ‘Big Brother Albania VIP’, shkruan lajmi.net.
Banorët ia kanë uruar asaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Me këngë dhe duartrokitje ajo u bë të ndihej mirë pasi kohëve të fundit ka pasur luhatje në humorin e saj.
Einxhel është e nominuar këtë javë së bashku me Fifin dhe Semin, dhe njëra nga të treja të premten lë shtëpinë./Lajmi.net/


