Trajneri i Milanit: Luajtëm me cilësi, guxim dhe pjekuri

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka lartësuar ekipin e vet për triumfin 1:0 kundër Atletico Madridit, i cili ishte i pari për kuqezinjtë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Milani më në fund e shënoi fitoren e parë pas pesë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, pasi shumë herë ishte afër në takimet e kaluara, raporton Gazeta Express.

Zëvendësuesi Junior Messias e vendosi ndeshjen në Wanda Metropolitani të martën, duke e shënuar me kokë golin e triumfit pas një harkimi nga Franck Kessie.

Kjo fitore e mban Milanin në garë për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve.

Kuqezinjtë duhet ta mposhtin Liverpoolin në ndeshjen e fundit dhe të shpresojnë se Atletico dhe Porto ndahen baras për të kaluar tutje.

“Është e drejtë të festoj me lojtarët e mi, sepse ata bënë paraqitje të mrekullueshme”, tha Pioli pas ndeshjes.

“Ata luajtëm me cilësi dhe guxim dhe besuan në vete vazhdimisht. Kjo është rruga e duhur dhe sonte e pamë një pjekuri të rëndësishme të ekipit”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...