Mancini: Penalltia ndryshoi gjithçka

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka thënë se ishte ndeshje e ekuilibruar, por Juventusi e meritoi fitoren.

Sipas trajnerit të Nerazzurrëve rezultati ishte i ekzagjeruar dhe se penalltia ndryshoi gjithçka.

“Ishte një lojë e balancuar, penalltia ndryshoi gjithçka. Juventusi e ka merituar fitoren, por rezultati 3-0 është i ekzagjeruar. Ky është futbolli”.

“Duhet të jemi më efikas në sulm, aktualisht jemi duke kaluar në formën më të keqe sezonale, por do të kthehemi përsëri”.

“Jemi në pozitë të keqe, por do të shpikë dicka për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Mancini i pyetur se si do t’ia del pa dyshen Murillo-Miranda në ndeshjen e kthimit.

“Eder? Nuk e di si është situata, por e di që do të ishte i dobishëm për vazhdimësinë e kampionatit”, ka thënë në fund tekniku italian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...