Allegri pas fitores ndaj Interit kërkon vendin e parë në Serie A

PUBLIKUAR

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas fitores 3-0 ndaj Interit në Kupën e Italisë ka thënë se ende asgjë nuk ka përfunduar, pasi në futboll kurrë nuk i dihet.

Tekniku italian ka lavdëruar paraqitjen e Alvaro Moratas, ndërsa ka kërkuar vendin e parë në Serie A.

“Morata bëri një ndeshje të mirë sonte si në aspektin teknik, ashtu edhe atë psikologjik. Ai ishte i qetë nga pika e bardhë dhe po ashtu edhe te goli i dytë”.

“Aktualisht Juventusi ishte në formë të mirë, kemi bërë një paraqitje të mirë kundër një Interi të fortë. Ishim të organizuar mirë në mbrojtje, por mund të kishim bërë më mirë në sulm. Por, kjo ishte një fitore e madhe për klubin dhe fansat”.

“Ne jemi të dytët në Serie A, kështu që duhet të bëjmë përpjekje të dalim të parët, por nuk duhet të harrojmë se ende nuk kemi arritur finalen, pasi kemi edhe 90 minuta në San Siro”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...