Nesër hyjnë në grevë punëtorët shëndetësorë në Kosovë

PUBLIKUAR

Këshilli Qendror Grevist i Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se deri në këto momente nuk u është ofruar asnjë përgjigje e as nuk është caktuar ndonjë takim me krerët institucional në lidhje me kërkesat e adresuara tashmë publike, raporton Gazeta Express.

Andaj sipas kësaj federate, greva e përgjithshme e caktuar për nesër, e enjte datë 25.11.2021 do të mbahet duke filluar nga ora  07:00 e mëngjesit deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.

“Këshilli Qendror Grevist kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë Grevës respektivisht solidarizim me punëtorët shëndetësor të cilët po e shfrytëzojnë një të drejtë ligjore për kërkesat sublime të tyre siq janë kushte më të mira për punë dhe mirëqenie sociale. Grevën nuk e duam ne por atë po na e imponon injoranca e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet nga FSSHK.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...