Zëdhënësi i BE-së: Kosova ta lejojë futjen e Petkoviqit për vizitë

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë Petar Petkoviq është dashur të lejohet që të hyjë në Kosovë ditën e djeshme.

Në një konferencë për media Stano tha se Petkoviq ka bërë kërkesën në linjë me marrëveshjen për vizita të zyrtarëve, raporton Gazeta Express.

“Vizita e z. Petkoviq ka qenë e njoftuar në mënyrë të përshtatshme në linjë me marrëveshjen dhe për këtë arsye ka qenë dashur të lejohet vizita e tij ne i bëjmë thirrje Kosovës që të rikonsiderojë vendimin dhe ta lejojë vizitën”, ka thënë Stano.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq s’është lejuar të futet në Kosovë për të marrë pjesë në një ceremoni fetare në Manastirin e Deçanit që ishte paraparë për ditën e nesërme.

Vizita e Petkoviqit ishte planifikuar të jetë dy ditore por të njëjtit autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë, njofton kjo zyrë.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...