Reagon motra e Fifit: Sinqeriteti yt është keqpërdorur, nuk të duhet fitorja

PUBLIKUAR

Puntata e fundit e Big Brother Vip ishte e mbushur me drama.

 

Padyshim ajo që shqetësoi banorët dhe publikun ishte momenti kur Fifi humbi ndjenjat live teksa po merte një kritikë nga opinionista e programit Balina.

Pas kësaj Fifi tha se donte të dilte nga shtëpia por më vonë vendosi që të rrinte ndërsa Arbana zbuloi se ditëve në vazhdim këngëtarja do të vizitohet nga specialistët dhe do të vendoset nëse Fifi është në gjendje të vazhdojë lojën.

Ndërsa në rrjete sociale ka reaguar motra e saj, Edona. Ajo tha se u lut që Fifi të dilte por u gëzua që nuk doli pasi është e bindur se motra e saj do t’i bindë të gjithë se është shpirt artisti.

Ajo tregoi se Fifi ka kaluar sfida edhe më të rënda dhe do ta kalojë edhe këtë.

SHIKO MË SHUMË

“E kemi pas fans të msheft”/ Për cilin ish-banor të BBVK-së e kanë fjalën Eli dhe Klodi?

Elijona dhe Klodi kanë qëndruar për pak ditë në Zvicër, për të marrë pjesë...

Luizi takohet me ‘Mehmet Kosovën’! Paralajmëron projekt të ri?

Këngëtari i njohur shqiptar, Luzi Ejlli ka bërë të ditur se është takuar me...

Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

Humbja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi vazhdon të lërë gjurmë të thella në...