Theret me thikë një i mitur

PUBLIKUAR

Një i mitur nga Prizreni ka pësuar lëndime trupore, pasi është therur me thikë nga një tjetër i mitur, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hoxhë Tasini” në Prizren, mesditën e së martës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Hoxhë Tasini, Prizren 23.11.2021 – 12:20. Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar (i mitur) pasi i njëjti është therë me thikë nga i dyshuari mashkull  kosovare (i mitur). I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...