Babai nga Podujeva ia merr vajzës pasaportën me vizë gjermane, ia gris biletën kthyese

PUBLIKUAR

Policia në Podujevë ka arrestuar një person i cili përkundër dëshirës së vajzës së tij, ia ka marrë dokumentet e saj personale, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën “Xhafer Meta” në Podujevë, ka bërë të ditur policia në raporton 24 orësh.

Babai ia kishte marrë vajzës komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese.

Rasti është iniciuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”, ndërkaq të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Privimi i kundërligjshëm i lirisë-Rr. Xhafer Meta, Podujevë 23.11.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përkundër dëshirës së viktimës (vajzës së tij), ia kishte marrë komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...