Trajneri i përkohshëm i Man Unitedit: Fitoren ia kushtojmë Solskjaerit

PUBLIKUAR

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ia kushtoi Ole Gunnar Solskjaerit fitoren e djajve të kuq kundër Villarrealit, e cila ia siguroi atyre kalimin në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.

Golat nga Cristiano Ronaldo dhe Jadon Sancho ia dhanë Carrickut fitoren në ndeshjen e tij të parë si trajner i përkohshëm, pasi Solskjaer u shkarkua ditë më parë, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte fitorja e parë e Unitedin në katër ndeshjet e fundit dhe nënkupton se gjiganti anglez e siguroi biletën për fazën e eliminimit direkt.

“Iu kam thënë lojtarëve se nuk kanë qenë të lehta këto dy ditët e fundit për askënd në klub. E shijoj këtë fitore aq shumë por ky rezultat është për Olen dhe nuk mund ta shmang këtë”, tha Carrick pas ndeshjes.

“Jam i lumtur që e kreva punën që e kisha për detyrë dhe që gjithçka shkoi sipas planit në fund”, shtoi ai.

Unitedi është lider i Grupit F me 10 pikë pas pesë ndeshjeve dhe e ka të sigurt vendi ne parë në grup.

Unitedi do të përballet me Young Boys në ndeshjen e fundit grupore më 8 dhjetor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...