Njohësi i automobilizmit: Ka informacione se shoferët e autobusëve bëjnë gara se cili po mbërrin i pari në destinacion

PUBLIKUAR

Njohësi i automobilizmit Agan Hajdarhoxha, tha se ka informacione se disa shoferë të autobusëve të kompanive të ndryshme që kanë destinacionin e njëjtë bëjnë gara se cili po mbërrin i pari aty.

Hajdarhoxha bëri thirrje tek institucionet që kenë më shumë kujdes për mjetet transportuese në mënyrë që të këtë në shumë siguri për udhëtarët.

“Ka edhe informacione ku thuhet se shoferët e kompanive të ndryshme që e kanë të njejtë linjë bëjnë gara se cili po mbërrin më shpejtë në destinacion që është shumë shqetësuese për njerëzit dhe institucionet tona”.

“Në qoftë se ne e kemi 30 përqind shfrytëzimin e autobusëve gjatë verës atëherë institucionet duhet të kujdesen më shumë për këto mjete sepse këto po bartin njerëz, bartin shpirtra të njerëzve dhe jo tjetër çka”, tha ai në Klan.

Në orët e para të martës ka ndodhur një aksident i rëndë në Bullgari, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një autobus të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën 45 persona dhe janë lënduar shtatë të tjerë.

 

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...