Ymeri: Vuçiq e ka futur Mustafën në xhep

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po përçmon Mustafën, do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte.

Sipas tij, sjellja e kryeministrit serb tregon se e ka futur në xhep Isa Mustafën.

“Vuçiq, që do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte, po e përçmon Mustafën. Kjo sjellje tregon që ai e ka futur Mustafën në xhep. Dialogu që po ia tretë Kosovës shtetësinë e dinjitetin e që po ua zhbënë institucioneve integritetin, po vazhdohet dhe udhëhiqet nga një njeri që nuk ka as dinjitet, as integritet dhe as legjitimitet demokratik. Edhe po të kishte qenë ky dialog parimor, i barabartë, i drejtë dhe reciprok, prapë nuk do të duhej të udhëhiqej nga një njeri i tillë i nënshtrueshëm. Por një dialog çfarë është ky me Serbinë në Bruksel, pranohet vetëm nga njerëz të tillë, të nënshtruar politikisht e personalisht”, ka shkruar Ymeri në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...

Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht...

Plagosja në Prishtinë, policia jep detaje të reja për rastin

Dy persona, të cilët ishin në kërkim policor në lidhje me një rast të...