Mesfushori i Milanit, Andrea Bertolacci, është në pritje të derbit lokal kundër Interit, të cilin e konsideron shumë të rëndësishëm.
Rossonerët do të luajnë kundër rivalit të qytetit në Derby della Madonnina ditën e diel, ndërkohë që janë tetë pikë prapa Nerazzurrëve në tabelë.
“Tash duhet të përqendrohemi (pas fitores në Kupë), të dielën do të jetë një ndeshje ndryshe, sepse jemi në shtëpi dhe sepse duam të fitojmë për veten dhe për tifozët”.
“Duhet të jemi të mirë për t’i shkaktuar probleme Interit. Mendojmë vetëm për veten, jo për të tjerët”.
“Është ndeshje e rëndësishme, sidomos për faktin se është një përballje e drejtpërdrejtë”, ka theksuar Bertolacci. /Telegrafi/
Fotografia: Getty Images


