Delawie i impresionuar me reagimin e Policisë gjatë protestave

PUBLIKUAR

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni ka pritur në një takim ambasadorin Amerikan, Greg Delawie, si dhe zyrtarët nga misioni i ICITAP, Bill Bochtere dhe Ron Fisher.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, në takimin e mbajtur u diskutua për situatën aktuale në vendin tonë, si dhe ngjarjet dhe protestat e kaluara.

“Ambasadori Delawie shprehu impresionimin e tij me qasjen e Policisë së Kosovës në menaxhimin e protestave dhe vlerësojë shumë lartë qasjen profesionale dhe dedikimin e Policisë së Kosovës ndaj qytetarëve të saj”, thuhet në njoftim.

Temë e diskutimit në këtë takim përveç tjerash, sipas njoftimit, ishte edhe lufta kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, mbështetja dhe bashkëpunimi i pa kursyer nga Ambasada Amerikane në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve kibernetike.

Në këtë kuadër theksohet se u potencua ngritja e kapaciteteve në disa fusha të caktuara.

“Gjithashtu gjatë takimit u potencua edhe qasja profesionale e PK-së në disa raste me qytetarët amerikanë që kanë qëndruar në vendin tonë dhe besimi që është shprehur për PK-në në zgjidhjen e rasteve të caktuara dhe për këtë ambasadori shprehu mirënjohjen e tyre”.

“Ambasadori Delawie edhe njëherë konfirmoj mbështetjen dhe përkrahjen për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet në rrugën e saj për ofrimin e sigurisë dhe rendit për të gjithë qytetarët e saj, dhe vlerësimin se Policia e Kosovës është njëra ndër policit me profesionale në rajon”.

“Njëkohësisht Drejtori i Përgjithshëm, Maxhuni e falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që po jep Ambasada Amerikane në Prishtinë për Policin e Kosovës”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...

Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht...

Plagosja në Prishtinë, policia jep detaje të reja për rastin

Dy persona, të cilët ishin në kërkim policor në lidhje me një rast të...