Krasniqi pas aksidentit në Bullgari: Mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku vdiqën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kryesisht me origjinë shqiptare, si dhe u lënduan shtatë të tjerë, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi tha se ndihet i tronditur dhe i prekur thellësisht, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari, që mori jetën e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, bashkëkombësve tanë shqiptarë dhe familjeve të të gjithë viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për shuarjen e më të dashurve të tyre.

Përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve dhe për durim e forcë për familjarët e viktimave. Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie”, ka shrkuar Krasniqi në një postim në “Facebook”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...