Gjashtë raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë lajmëruar gjashtë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Express.

Në Prishtinës është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje, pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij.

“Prishtinë 21.11.2021 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Edhe në Obiliq është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje për shkak se e kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij.

“Obiliq 22.11.2021 – 12:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se kunati i saj, i dyshuari  mashkull  kosovar, e kishte sulmuar fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim.

Edhe në Ferizaj një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj pas një mosmarrëveshje. I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj  22.11.2021 – 17:15.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajte”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, në Gjakovë është arrestuar një person pasi e ka sulmuar nënën e tij. Ai u lirua më pas me vendim të prokurorit.

“Gjakovë 22.11.2021 – 04:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje  e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimë femër kosovare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në një rast tjetër në Gjakovë, është arrestuar një person pasi e ka keqtrajtuar të fejuarën e tij gjermane.

“Gjakovë 13.11.2021-04:00.   Me 22.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartcekur e kishte keqtrajtuar p  të dashurën e tij viktimën femër gjermane. Me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Vushtrri një person e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Rasti me vendim të prokurorit ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri 22.11.2021-19:08.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, njofton policia. /Express/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...