Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një vajze nga Vitia, shkruan Gazeta Express.
Për zhdukjen e saj në polici ka njoftuar nëna e saj.
Ajo ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend-ndodhjen e saj.
“Fsh. Binqë, Viti 21.11.2021-14:00. Me 22.11.2021 një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend-ndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express


