Torino fiton ndaj Udineses, Vojvoda luajti tërë ndeshjen

PUBLIKUAR

Torino ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Udineses 2:1, në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të në Serie A.

Brekalo realizoi golin e epërsisë për vendasit në minutën e tetë, gol që bëri diferencën në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit realizuan sërish. Ishte Bremer që shënoi për 2:0 në minutën e 48-të të ndeshjes.

Krejt çfarë bëri Udinese ishte goli i ngushtimit të rezultatit i shënuar në minutën e 77-të nga Forestieri.

Futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda luajti tërë ndeshjen, ndërsa nga Whoscored u vlerësua me notën 6.7.

Me këtë fitore, Torino ngjitet në vendin e 11-të me 17 pikë, kurse Udinese mbetet e 15-ta me 14 pikë gjithsej. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...