Moti sot, vranët dhe me shi

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se Java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.

IHK njofton se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi, ndërkaq të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.

Por, të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1- 8m/s

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...