Xavi: Duhet ta dëshmojmë që jemi më të mirë

PUBLIKUAR

Xavi do ta udhëheqë ekipin për herë të parë në Ligën e Kampionëve si trajner i Barcelonës të martën, me Blaugranët që do të përballen me një ndeshje të rëndësishme kundër Benfica-s.

Trajneri spanjoll i ka kërkuar ekipit të tij të tregojë se janë më të mirë sesa që treguan në ndeshjen e parë ndaj tyre

Ishte humbja e thellë prej 3:0 ndaj Benficës që e vendosi Ronald Koemanin buzë greminës dhe ia lëkundi pozitën e tij si trajner i Barcelonës

Dy fitoret kundër Dynamo Kievit kanë rritur shumë shanset e klubit spanjoll, por ata duhet patjetër të fitojnë ndaj Benficas.

“Ne duhet të tregojmë në fushë se jemi më të mirë”, ka thënë Xavi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Nëse fitojmë, do të jemi në raundin e dytë. Duhet të jemi pozitivë dhe të shkojmë në sulm, të shkojmë për tre pikët, edhe pse ndeshjen e fundit me Benficën e humbëm 3-0”, u shpreh Xavi.

Ndeshja e parë e ish-mesfushorit spanjoll në krye të klubit erdhi në derbin katalanas kundër Espanyol, ndeshje të cilën Barcelona e fitoi me rezultat minimal 1:0, falë golit nga penalltia të shënuar nga Memphis Depay. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...