Nënkryetari i SBASHK-ut: Nuk po kërkojmë shumë, nëse deri në janar s’ka asgjë, do të ketë greva

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, ka thënë se i kanë bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës që Ligji i  Pagave të futet në projektbuxhetin e vitit 2022.

Sipas Ymerit deri më tani nuk kanë zhvilluar asnjë takim me kryeministrin Albin Kurti, apo me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Shpresojmë që para datës së protestave të kemi dialog dhe të gjejmë zgjidhje në mënyrë që tek çështjet që i kemi ngritur. Me një dialog një javor mund t’i tejkalojmë të gjitha këto sepse nuk është një kërkesë e papërballueshme për buxhetin e Kosovës. Nëse e kemi parasysh se që nga viti 2010 s’ka pasur ngritje të pagave në sektorin publik dhe buxheti që nga ajo kohë është rritu për rreth 40 për qind, ndërsa buxheti i pagave ka mbetur në të njëjtin nivel”, është shprehur Ymeri në Klan Kosova.

Tutje ai tha se kërkesë e SBASHK-ut është hartim i Ligjit për Paga, teksa tha se i kanë njoftuar të gjitha institucionet e vendit që nëse deri më 4 dhjetor nuk kanë paralajmërim të sigurt se ky ligjj ka filluar të amandamentohet dhe nuk sigurohet që kostoja buxhetore të futet në projektbuxhetin e vitit 2022, ata do të organizojnë një protestë përpara objektit të qeverisë.

“Deri në janar nëse nuk do të ketë asgjë nga dialogu me qeverinë, atëherë do të ketë greva”, është shprehur Ymeri.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...