Presidenti kroat – ushtarëve që po vijnë në Kosovë: S’besoj se ka rrezik, disa do t’ju mirëpresin, të tjerët aspak

PUBLIKUAR

 

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka marrë pjesë në ceremoninë e dërgimit të forcave të armatosura në Kosovë, në kuadër të KFOR-it. Ai tha se anëtarët e ushtrisë kroate “do të punojnë në një vend që Kroacia e ka njohur” dhe që është afër, por që nuk njihet nga të gjithë.

“Është delikate, por besoj se nuk është e rrezikshme. Disa do t’ju mirëpresin atje si miqtë më të mirë, të tjerët aspak”, tha Milanoviq në kazermën ushtarake në Nashice, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Hina, transmeton Gazeta Express.

Kontigjenti kroat përbëhet nga 130 ushtarë, gjashtë prej tyre gra.

Sipas një deklarate nga kabineti i tij, Milanoviq u tha anëtarëve të kontingjentit se ata nuk janë fillestarë dhe se duhet të sillen ashtu siç duhet dhe ta tregojnë atë që dinë.

“Gjithmonë mendoni për këtë, pavarësisht nga anëtarësimi në NATO, se ne jemi një demokraci perëndimore, anëtare e Bashkimit Evropian, pjesë e një aleance vendesh që ndajnë shumë vlera të përbashkëta – që ju jeni kryesisht ushtria kroate dhe se kjo ushtri duhet ta ruajë gjithmonë integritetin, veçantinë dhe vetëdijen për t’i shërbyer atdheut mbi të gjitha. Ne nuk do ta lejojmë veten të jemi një pikë verë në atë fuçi të madhe uji, e cila do ta humbasë identitetin, vetveten dhe vetëdijen për atë që i shërben – dhe ju i shërbeni mbrojtjes së atdheut kroat”, përfundoi Milanoviq.

Forcat e Armatosura Kroate kanë marrë pjesë në misionin e NATO-s, KFOR, në Kosovë që nga korriku i vitit 2009.

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...