Operacioni “Medikamenti” vë në pranga nëntë persona të dyshuar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, sot, me datë 27 janar 2016, ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Medikamenti”, i cili ka rezultuar me arrestimin e nëntë personave të dyshuar për kontrabandim të medikamenteve, thuhet në një kumtesë të Policisë së Kosovës.

Pas gjashtë muajsh hetimesh intensive të realizuara nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, është realizuar ky operacion i gjerë policor i cili ka përfshirë dy rajone të Kosovës.

Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Inspektoratin për Pajisje dhe Produkte Medicinale, me ç’rast është bërë bastisja e 17 lokacioneve të ndryshme, në regjionin e Prishtinës dhe Pejës.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar sasi e madhe e barnave (mijëra produkte medicionale) që dyshohet se janë të pakontrolluara dhe të paverifikuara, me prejardhje kryesisht nga Serbia të kontrabanduara në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.

Pas bastisjes janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje të dyshuarit:
• K. V. mashkull kosovar/shqiptar
• S. R. mashkull kosovar/shqiptar
• V. A. mashkull kosovar/shqiptar
• A. A. mashkull kosovar/shqiptar
• A. A. mashkull kosovar/shqiptar
• N. Z. mashkull kosovar/shqiptar
• A. J. mashkull kosovar/shqiptar
• A. B. mashkull kosovar/shqiptar

Të arrestuarit dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme, duke dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Me këtë rast dyshohet se këta persona kanë kryer veprat penale ‘kontrabandim me mallra’, ‘shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore’, ‘ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike’, ‘krim i organizuar’ dhe ‘posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit’.

Gjatë kontrollimit të lokacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një revole të kal.7.62 mm dhe dy pushkë gjuetie.

Operacioni i bastisjeve dhe arrestimeve është kryer me urdhër të Prokurorisë, respektivisht Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...

Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht...

Plagosja në Prishtinë, policia jep detaje të reja për rastin

Dy persona, të cilët ishin në kërkim policor në lidhje me një rast të...