Beatrix Ramosaj ka disa javë që i është bashkuar shtëpisë së famshme të Big Brother Vip.
Ajo shquhet si një personazh i qetë, i kuptueshëm e mbi të gjitha që kontrollon mjaft mirë mendimet dhe veprimet e veta, shkruan lajmi.net.
Vlen të theksojmë se Beatrix është po ashtu mjaft e ndjeshme, ku nuk ka shpëtuar as ajo pa u përlotur në shtëpinë e famshme.

Sot ajo ka filluar ditën me lot në sy nga malli për vëllain e saj Albanin, ku i rrëfehet Arbërit se po i mungon vëllai shumë.
Kujtojmë se Trixa ka treguar se ka një lidhje të fortë me Albanin i cili është edhe mbështetja e tij më e madhe./Lajmi.net/


