Qeveria nuk “dëshiron” të bie çmimi i naftës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtarë në vazhdimësi janë duke shënuar ulje. Por, kosovarët mund të paguajnë çmime më të lira nëse Qeveria e Kosovës e ul akcizën dhe TVSH-në për naftën dhe derivatet e saj gjatë importit.

Aktualisht, naftëtarët paguajnë 36 centë për çdo litër naftë të importuar dhe 38 centë për çdo litër benzinë të importuar.

Çmimi i litrit për naftë është 89 centë, ndërsa për benzinën shkon deri nga 90 deri në 94 centë për litër.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë për Telegrafin se nëse Qeveria e ul norman e akcizës dhe të doganës gjatë importit të naftës, çmimet e saj mund të ulën edhe më shumë.

Fadil Berjani - foto Ridvan Slivova (3)

Berjani thekson se edhe me gjendjen aktuale, Kosova ka çmime më të lira se disa vende të rajonit.

“Gjatë importit të naftës naftëtarët paguajnë 36 centë akcizë për naftë, ndërsa benzina e ka akcizën 38 centë për litër. Kurse Tatimin mbi Vlerën e Shtuar e kanë të njëjtë që të dyja – prej 18 për qind”, ka thënë Berjani, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, Kosova ka çmime më të mira se disa vende në rajon. “Ne me çmime të naftës dhe derivateve të saj jemi më mirë se disa vende në regjion. Përveç Maqedonisë, ne i kemi çmimet më të ulëta. Ky shtet akcizën parë një litër naftë e ka 20 centë, prandaj Maqedonia është më e lirë me çmime të naftës se naftëtarët në Kosovë”, ka thënë i pari i naftëtarëve kosovarë.

Ulja e akcizës dhe doganës për naftë dhe benzinë do të ndikonte që të ulet edhe çmimi i shitjes së naftës.

“Kjo është normale: nëse ulet akciza – bie çmimi. Por, kjo nuk mund të ndodh dhe as nuk mund të mendohet për ulje të akcizës. Pasi jem me çmim më të mirë në regjion, del se të gjitha shtetet në rajon e kanë akcizën më të lartë”, ka bërë të ditur Berjani për Telegrafin.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se nuk e kanë në planë që ta ulin akcizën e doganën për naftë e benzinë.

“As lëvizja e normave të akcizën e as TVSH-ja për benzinë dhe naftën nuk është në agjendën e Qeverisë e të Ministrisë të Financave”, ka thënë për Telegrafin, Muharrem Shahini, drejtor i Zyrës për komunikim publik në Ministrinë e Financave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...