Petkoviq: Lista Serbe nuk i ka dhënë ultimatum Kosovës për Asociacionin

PUBLIKUAR

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, në një intervistë dhënë gazetës që e mbështet regjimin e Aleksandar Vuçiqit, “Novosti”, thotë se as Serbia e as Lista Serbe nuk kanë dhënë ultimatum se do t’i braktisin institucionet e Kosovës nëse nuk formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, transmeton Gazeta Express.

Në pyetjen nëse përfaqësuesit e Listës Serbe i dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri në fillim të vitit ta formojë Asociacionin ose ata do të largohet nga institucionet, Petkoviq tha se nuk flasin me këtë gjuhë.

“As ne dhe as Lista Serbe nuk flasim gjuhën e ultimatumit, ky ishte mesazhi i popullit serb që tre javë ishte në shënjestër të ROSU-së, njerëzve që u qëlluan nga forcat speciale të Kurtit dhe që qëndruan në shi dhe acar për dy javë duke mbrojtur të drejtën e tyre themelore për lirinë e lëvizjes”, tha Petkoviq.

Ai tha se “populli serb është ngopur” për shkak të, siç thotë ai, mosformimit të Asociacionit.

“Populli serb është ngopur me faktin se ka gati nëntë vjet që ka pritur të ushtrojë të drejtat e veta kolektive të përcaktuara në Asociacion, ndërsa në të njëjtën kohë Prishtina tolerohet për të gjitha shkeljet e marrëveshjeve. Lista Serbe e dëgjoi mirë mesazhin e popullit të saj, i cili në zgjedhjet e fundit lokale doli në mënyrë masive në qendrat e votimit, duke i dhënë mbështetje të pandarë dhe absolute përfaqësuesve të tyre”, tha Petkoviq.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...