Detyronte të miturën të vidhte gjëra nga shtëpia e saj, arrestohet një burrë në Podujevë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 12:00 në Podujevë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka detyruar një të mitur që të vjedh gjësende të ndryshme nga shtëpia e saj, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 21.11.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, e ka detyruar viktimën femër kosovare (e mitur), të vjedh gjësende të ndryshme nga shtëpia  e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...