Adriana Matoshi ka bërë dedikimin e radhës për të dashurin e saj futbollist.
Ka po thuajse që dy vite kur aktorja dhe deputetja kosovare Adriana Matoshi ka konfirmuar lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, i cili luan për Ferronikelin, shkruan lajmi.net.
Adriana jo rrallë herë ka treguar lumturinë që ndjen krahë të dashuri afrikan ani pse është në moshë 20 vite më i ri.

Derisa Keith ndodhet momentalisht në Kosovë, deputetja Matoshi nuk ka hezituar ti bëjë dedikimin e radhës.
“Më e bukura është kur gjen një partner që të do dhe të respekton me të vërtetë, sepse pas gjitha uljeve e ngritjeve, ne kemi njëri-tjetrin, gjë që e bën t’ia vlejë ky udhëtim”, ka thënë ajo./Lajmi.net/


