Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuonte paqes në rajon e botë

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani në vazhdim të vizitës në Kanada është takuar me udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.

Ajo me këtë rast ka theksuar vizionin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, i cili do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vendin tonë, por edhe në rajon e më gjerë.

“Kam shprehur mirënjohjen për angazhimin e forcave të NATO-s në Kosovë ndërkaq Admirali Bauer ka shprehur falënderimin e NATO-s për vendimin e Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë”, shkruan Osmani në një postim në Facebook.

Ndryshe, Osmani, gjatë vizitës në Kanada, në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax dje ka takuar një delegacion të Senatit amerikan ku ka potencuar se diskursi nxitës nga Serbia është burim i destabilizimit në rajon, njësoj sikurse edhe tendencat ruse për shtrirjen e ndikimit negativ në rajon.

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian” Kryeministri Edi Rama e...