57 vjeçarja vdes pasi goditet nga vetura në Veternik

PUBLIKUAR

Një 57 vjecare është goditur për vdekje një veturë në lagjen Veternik në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Ndërkohë po punohet në identifikimin e ngasësit të automjetit dhe hetimin e rrethanave të aksidentit.

“Sot rreth orës 17:30, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriçimin e  rrethanave të këtij aksidenti“, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian” Kryeministri Edi Rama e...