Xavi kaloi tërë ndeshjen në këmbë duke folur me lojtarët

PUBLIKUAR

Para se ndeshja të fillonte, i gjithë fokusi ishte te pankina e Barcelonës. Debutimi i Xavit si trajner i Barcelonës ishte lajmi i madh dhe ishte imazhi i ditës. Xavi vet hyri në fushë pesë minuta para se ndeshja të fillonte, duke u përshëndetur me tifozët që e thërrisnin emrin e tij, teksa u ul pranë dy asistentëve të tij, vëllait Oscar dhe Sergio Alegre.

Por, ai u ul vetëm për pak minuta, para se të kalonte gjithë ndeshjen në këmbë, shkruan Gazeta Express.

Përderisa priste që ekipet të futeshin në fushë, Xavi përshëndeti nga larg familjen e tij, prindërit, gruan dhe vëllain, që ishin të ulur në rreshtin e parë.

Që prej vërshëllimës së parë, Xavi ishte në këmbë në pjesën e tij të fushës dhe nuk lëvizi nga aty gjatë gjithë ndeshjes. Trajneri i ri nuk pushonte dhe ishte shumë aktiv, madje nuk pushoi për asnjë sekondë duke u dhënë insktruksione vazhdimisht lojtarëve të tij.

Ai shfrytëzoi çdo pushim për të biseduar me Piquen dhe Busquetsin në raste të ndryshme, përmirësoi pozicionin e Iliasit dhe duartrokiti për të gjitha aksionet e futbollistëve.

Trajneri spanjoll kaloi 96 minutat duke biseduar dhe duke dhënë urdhëra për lojtarët e tij.

Perveç kësaj, entuziazmi i madh vërehej edhe te tifozët. Në ndeshjen e fundit të Barcelonës si vendas ishin 37.278 tifozë, kurse në ndeshjen e mbrëmshme numri ishte dyfishuar, teksa në stadium ishin 74.418. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...