Barcelonën e ndihmon fati dhe penalltia, Xavi e nis me fitore

PUBLIKUAR

Xavi Hernandez e ka nisur me fitore aventurën e tij si trajner i Barcelonës.

Katalonasit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Espanyolit në “Camp Nou”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç edhe nisi, pa porta të tundura, edhe pse Barcelona pati iniciativë të plotë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 48-të të ndeshjes, kur Depay e konkretizoi penalltinë që e fitoi vet.

Më pas, Espanyoli pati shumë raste për barazim, por u mungoi fati. Ata madje dy herë e goditën shtyllën, por topi sonte nuk donte të hynte në portën e Ter Stegen.

Kështu, Xavi mbetet me shije të ëmbël nga ndeshja e parë si trajner i blaugranëve, të cilët tani kanë 20 pikë dhe renditen në vendin e gjashtë, tetë më pak se lideri, Sevilla.

Në anën tjetër, Espanyoli mbetet i 11-ti me 17 pikë gjithsej. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...